AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mrekullia e jetës/ Mbetën të pastrehë pas tërmetit, gruaja lind në çadër Ajselën e vogël

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të bukur ditën e sotme. Në familjen Sula, e cila ka mbetur e pastrehë pas tërmetit fatal të së martës, është shtuar një anëtare e re. Pak orë më parë ka ardhur në jetë Ajsela e vogël, e cila shihet si mrekulli pas tragjedisë që pllakosi vendin.

“Mrekullia e jetës! Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën. Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm”, shkruan Ogerta Manastirliu në postimin e saj.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë që goditi të martën vendin shkaktoi 51 viktima, mbi 900 të plagosur, ndërsa la pas edhe me qindra qytetarë të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave të tyre.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *