Nëntë muaj më parë, Islanda arriti të korrte sukses në përballjen e saj me Anglinë në Kampionatin Europian. E duket se kjo fitore do të ishte një ogur mjaft i mbarë për popullatën.
Duket se përveçse festuan si të çmendur, ata nuk kontrolluan as hormone e tyre. Kombi i vogël nordik prej 300.000 njerëzish ka shënuar një BOOM lindjesh në 9 muajt pas ndeshjes ku ishin të pranishëm
“Për nëntë muaj nga fitorja 2:1 ndaj anglezëve, një rekord lindjesh u shënuan në Islandë.”, ka raportuar gazeta lokale “Visir”. E konkretisht fundjava e shkuar, ajo e 25-26 marsit, pati numrin më të lartë të të porsalindurve. E gjithë kjo ka bërë që shteti ishullor të njohë një rritje të numrit të popullatës.
(XH.A/SHUPLAKA)
(Lojtarët islandezë duke festuar fitoren ndaj Anglisë)