Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Motra ime nuk ka shitur drogë”, flet motra e Drita Saliajt: Të pushkatohen autorët ose do të marrim hak vetë

Motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo mohoi kategorikisht që motra e saj të jetë marrë me drogë. Dje “Faxweb.al” siguroi dosjen e plotë të prokurorisë për krimin makabër të ndodhur në Mallakastër në natën e 5 janarit, ku 3 të rinj masakruan dhe hodhën në rezervuar Drita Saliajn.

Në dosje, një prej autorëve kishte rrëfyer se krimi ka ndodhur për pazare droge. Por motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo tha në një lidhje telefonike për “FaxNews” se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

“Si nuk ju vjen turp gazetarëve që kanë qenë në atë shtëpi dhe e kanë parë motrën time. Motra ime sështë marrë me hashash, motrën time e njeh gjithë fshati. Të lutem mos më flisni për hashash mua, t’u vijë turp atyre që e hapën këtë pistë.

Çfarë kërkuan ata te shtëpia e motrës time. Ata e bëjnë për të lehtësuar veten tyre. Drogën mos ma përmend më mua, se e di unë që nuk ka patur, ta jap unë me 100%”, deklaroi ajo.

Dallëndyshe Kajo kërkoi drejtësi ose në rast të kundërt, ajo u shpreh se fëmijët e Dritës do të marrin hak vetë.

“Na futët fëmijët në hasmëri, çfarë është ky shtet. Po nuk u pushkatuan, po nuk u varën, do të hakmerren fëmijët. Janë tensionuar fëmijët moj.

Të lutem shteti të marrë masa. Si moj ta masakrojë, ta përdhunojë edhe qenka fëmijë. Moj ky po shkon ky shtet? I madhi ka kaluar në depresion, se mos na gjen gjë fëmijët. Të lutem duam drejtësi. Të lutem”, tha motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo për “FaxNews”.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *