Një aksident është shënuar në qytetin e Fierit pasditen e sotme, ku një kalimtar është goditur nga një motor në lëvizje.
Drejtuesi i motorit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që personi i lënduar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në spital ka pëfunduar më pas edhe drejtuesi i motorit. Të dy personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Njoftimi i plotë: Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:25, në afërsi të qëndrës së qytetit Fier, shtetasi A. A., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka goditur një këmbësor, shtetasin F. M., 58 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e goditjes, është dëmtuar këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.