Moti i keq me erë të fortë ka bërë që të ketë vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari.
Mësohet se tragetet që duhet të niseshin mbrëmjen e kaluar në orën 20:00 janë nisur sot në mëngjes nga brigjet tona rreth orës 05:00.
Shkak për shtyrjen e udhëtimieve është bërë forca e detit dhe era e fortë.
Në det të hapur gjatë natës dallgët arrinin deri në 9 ballë, dhe kjo e bëri të pamundur lundrimin.
Ndërkohë edhe trageti i linjës së Brindisit ditën e sotme nuk ka mbërritur në orarin e caktuar në portin e Vlorës. Sipas kreut te portit Vlorë, vonesat janë kanë ardhur për shkak të nisjes me vonesë nga brigjet italiane.
Trageti është nisur nga Brindisi rreth orës 06:00 të mëngjesit te sotëm, pasi kanë pritur të qetësohet situata në det dhe pritet të mbërrijë në Vlorë në mesditë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)