Një tragjedi ka ndodhur në Greqi për shkak të motit të keq që përfshiu vendin. Një i moshuar ndërroi jetë pasi u shtyp nga një pemë që u rrëzua si pasojë e motit të keq.
69 vjeçari doli në oborr për të mbyllur një derë por në atë moment ndodhi ngjarja e rëndë duke mos i lënë mundësi reagimi.
Të afërmit e tij vrapuan drejt shtëpisë, por 69-vjeçari tashmë e kishte humbur betejën. Vdekja e tij ishte e menjëhershme, shkruajnë mediat greke.