AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha
Moti i keq/ Rëshqitje dherash dhe pezullim lundrimesh në Vlorë. Tragetet me kapacitet të reduktuar

Ditën e sotme, në fshatin Bashaj të Selenicës, një masiv dheu ka rënë dhe ka bllokuar rrugën totalisht, që lidh dy fshatra, Bashaj dhe Vërmik.
Nga ana e Bashkisë së Vlorës po punohet për hapjen e rrugës sa më shpejt, ndërsa ka pasur penalizim në lëvizjen normale të mjeteve.
Për shkak të kushteve të motit dhe erës që ka nisur në det, është ndaluar lundrimi i mjeteve të peshkimit dhe atyre të vogla deri në datën 24 janar.
Për sa i përket tragetit të linjës Vlorë- Brindisi, ai vazhdon punën, por me kapacitet të reduktuar. Sot trageti mbërriti me vetëm 55 pasagjerë, ndërsa një ditë më parë është larguar më 80 pasagjerë, një fluks ky në rënie i udhëtarëve.
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...