Sot pritet që të nisin reshjet e shiut dhe të përkeqësohet moti në të gjithë territorin shqiptar. Për këtë arsye, është vendosur pezullimi i lundrimit të mjeteve lundruese si varka e peshkarexha në portin e Vlorës.
Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 5-6 bft brenda gjirit të Vlorës ndërsa 6-7 bft jashtë gjirit të Vlorës.
Përmirësimi i kushteve të motit që pritet të kthejë peshkarexhat në det mund të jetë ditën e nesërme (4 Dhjetor) pas orës 18:00.
(A.M/Faxweb.al)