Në një intervistë në studio me gazetaren e Fax News, avokati Altin Goxhaj foli më shumë për zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.
I pyetur nga gazetarja për mendimin e tij mbi 25 prillin, ai e nisi duke u shprehur se ishte më i qartë se kurrë se mosvotimi jonë sipas tij, e favorizon Ramën në këto zgjedhje. Njëkohësisht bëri të ditur se e kishte ndarë mëndjen se do të votonte, por ishte dhe shumë i hezituar në zgjedhjen e tij se për cilin kandidat do te votonte.
“Mos votimi shkon në favor të Ramës. Unë e kam ndarë mendjen se kë do votoj, por hezitoj cilin kandidat do të votoj,” u shpreh ai.
Sipas Goxhaj, axhenda e Rames është të marrë një deputet më shumë dhe në moment të fillojë negociatat per nje qeveri të re që sipas tij do të ishte koalicioni PS-PD.
Ai u shpreh se e ” tmerronte ” qeverisja me Ramen dhe se nëqoftëse kjo ndodh “do të ishte një tradhëti e qartë nga atdheut”.
Goxhaj, ekzkluzivisht nga studioja e Fax Newsit bëri thirrje se qytetarët nuk duhet të kenë frikë të votojnë dhe të reagojnë në rast të ndonjë manipulimi .Pjesën e maniplimit ai e ndau në disa kategori duke i listuar: “Kategoria e parë : Ata që blejne vota. Kategoria e dytë: ” Bej atë që them unë “. Dhe kategoria e tretë: Personat të cilët nga nje menyre në tjetrën janë të detyruar të votojnë atë që u cilësohet.”
Ai i bën thirrje opozitarëve të ngrihen urgjentisht të veprojnë dhe të programojnë fushatën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përvec opozitës avokati i bën thirrje dhe vete komisionerëve, mos të bien pre e hajdutërive por ti kallzojnë ata.
Në fund për ta përmbyllur sipas tij, ai u shpreh me një thirrje të fortë qytetarëve që të votojnë pa u ndikuar nga asnjë parti nëqoftëse duan që më 26 prill mos ta shohin veten te përfunduar në një karantinë te mbyllur, biznese dhe turizëm të shkretuar dhe shkolla e universitete të mbyllura.
Ai u shpreh se po pergatitet fort me kolegët e tij avokat, që javën tjetër të nxjerrë një listë me emra kandidatesh qe janë përzgjedhur duke i intervistuar sipas menyrës së tyre nëse janë këta emra personash kandidatësh më të mirë të mundshëm për tu përzgjedhur nga publiku meqë lista është në gjëndjen sipas tij më ” copë -copë” e mundshme.