AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mosnjohja e zgjedhjeve në Durrës, reagon Lulzim Basha: Të gjithë që i shërbyen Edi Ramës…

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, për mos t’i dhënë mandatin kandidates së PS-së Valbona Sako.

Reagimi i Bashës:

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

Në vendimin e sotëm i cili mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka arsyetohet se regjistrimi në garën e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike është bërë jashtë afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ dhe se i gjithë procesi është i paligjshëm.

Gjykata konstaton si akte absolutisht të pavlefshme aktet e mëposhtme:
• Vendimi për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” për zgjedhjet vendore në datë 24/04/2019
• Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit
• Për nxjerrjen e rezultatit të votimit
“, thuhet në vendimin e siguruar nga faxweb.al

Rrëzimi i kësaj kërkesë nga shkalla e parë e gjyqësorit vjen si risi pas konfirmimit të disa mandateve për kryebashkiakë në disa bashki të vendit nga gjykatat e shkallës së parë në rrethe.

Valbona Sako kandidate e PS-së për zgjedhjet vendore në Durrës garoi përballë kandidates së Bindjes Demokratike Valbona Sakollari duke fituar me epërsi të ndjeshme.

Sako pritej të zëvendësonte kryebashkiakun Vangjush Dako i cili e mban këtë post prej 3 mandatesh, dhe që së fundmi u përfshi dhe në përgjimet e BILD për shitblerjen e votave në qarkun e Durrësit.

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri ishin të parat në periudhën postkomuniste të cilat zhvilloheshin pa praninë e opozitës. Në më shumë se gjysmën e bashkive PS nuk kishte kandidatë rivalë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *