Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Mosnjohja e zgjedhjeve, Mark Marku paralajmëron protesta masive: Në momentin që vidhen zgjedhjet do të ketë rezistencë

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Mark Marku në një deklaratë për ‘FaxNews’ ka bërë me dije se në takimin e sotëm në selinë e PD-së me kryedemorkatin Lulzim Basha u diskutua mbi mbledhjen e provave dhe dokumentimin për masakrën zgjedhore që sipas tij i është bërë Shqipërisë.

Më tej Marku paralajmëroi protesta masive, ndërsa shtoi se ky regjim duhet të ndryshojë me cdo lloj forme. Përsa i përket zyrtarëve të PD-së që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, Marku tha se i shërbejnë Edi Ramës.

Mark Marku:

E para Partia Demokratike sic u tha dhe në takim, po punon fort për të dokumentuar të gjithë dokumentacionet dhe akuzat për masakrën zgjedhore që është bërë në Shqipëri.

Problemi është se duhet të jepen provat juridike të denoncimeve që janë të pafundme. E dyta të format e reagimit nga protestat masive, të gjithë format. Mos njohja e zgjedhjeve nuk nënkupton mos pjesëmarrje në parlament.

Në gjykimin tim duhet të jetë një luftë totale për largimin e bandave dhe Ramës. Duhen kombinuar të gjitha format e rezistencës.

 Reagimi do të jetë në të gjitha format, nuk do të njihen zgjedhjet nga Partia Demokratike.

I konsideroj si shërbyes të Ramës të cilët me dashje padashje po i shërbejnë sepse ai do të largohet Basha.

(r.g/faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.