Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës në një familjare shqiptare. Për pasojë u plagos një grua 50-vjeçare dhe një vajzë 18-vjeçare. Ndërsa një 47-vjeçar me origjinë nga Kosovë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një mosmarrëveshje familjare.
Ndërkohë gruaja dhe vajza e viktimës janë dërguar në spital për të marrë trajtim më të specializuar. Sipas “20 Minuten”, 47-vjeçari nga Kosova kishte 20 vite që drejtonte biznesin e makinave.
Një punonjës i shqiptarit ka folur për median zvicerane duke thënë: “Unë e njoh atë dhe familjen e tij prej një kohe të gjatë. Ata ishin njerëz paqësorë. Është e trishtë cfarë ka ndodhur. Ata ishin njerëz të mirë”
Ai shton se viktima shkoi në Zvicër në moshën 16 vjeç dhe, së bashku me gruan e tij, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe ka kompaninë e tij. Gruaja punonte tek biznesi i burrit”, shtoi punonjësi.
Sipas Policisë së Qytetit Cyrih, mbetet e paqartë arsyeja që shkaktoi vdekjen e 47-vjeçarit dhe po punohet ende për të siguruar prova.(A.M/Faxweb.al)