Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar sanksione kundër 63 zyrtarëve, gazetarëve dhe profesorëve japonezë për përfshirje në atë që e quajti “retorikë të papranueshme” kundër Moskës.
Reuters raporton se lista përfshin kryeministrin japonez Fumio Kishida, ministrin e jashtëm Yoshimasa Hayashi dhe ministrin e mbrojtjes Nobuo Kishi, mes zyrtarëve të tjerë.