Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Bushati: Presidenti Meta mori një vendim me nuanca politike!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Ervin Bushati i ftuar në Fax News foli për mosdekretimin si ministër të Brendshmë të Sandër Lleshit nga presidenti Ilir Meta.

Bushati u shpreh se presidenti Meta nuk mund të dalë nga karakteri politik që ka dhe se vendimi i tij ishte me nuanca politike.

“Unë nuk jam jurist dhe as gjyqtar, por di që nuk parashikohet në asnjë nen të kushtetutës që presidenti të mos dekretojë ministrin. Mendoj se Meta nuk është në zbatim të Kushtetutës. Mendoj se është një vendimarrje në kuadrin politik. Është një vendimarrje me nuancë politike. Ajo vendimarrje mund të them se deri më sot, nuk po shohim të bëjë detyrën kushtetuese. Nuk na duhen këto goditje kur gjithshka po shkon në normalitet. Edhe presidenti nuk mund të dalë nga karakteri politik që ka. Më duket pa sens,  nuk ka asnjë arsye për të mos e dekretuar Lleshin.” – u shpreh Bushati.

Për sa i përket bojkotit të opozitës Bushati u shpreh se opozita po defaktorizohet vetë duke u kthyer në inekzistente.

Ne sot diskutojmë buxhetin dhe opozita megjithëse ka thënë që do të vijë për çështje të rëndësishme nuk erdhi. Me gjithë këto diskutime, opozita po defaktorizohet vetë. Opozita është defaktorizuar, është inekzistente. Ata do të vijnë një ditë në parlament, nuk do ti djegin mandatet. Unë e kuptoj se opozita do të vijë në pushtet, por si do të vijë, pa një program pa një vizion!? Opozita po largohet nga realitetit drejt një vetëvrasjeje.”- përfundoi Bushati.

(M.Q/Faxweb,al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *