Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë për ‘FaxNews’ ka folur për mos votimin e emigrantëve në zgjedhjet e 25 Prillit. Kume u shpreh se mos reailizmi i premtimit të dhënë të partive ka kardhur pasi KQZ-ja nuk ka bërë punën sic duhet, por duke u ndikuar nga partitë.
Kume e cilësoi si ‘dështim’ punën e KQZ-së, duke treguar hap pas hapi të gjithë procesin që ky institucion duhe të ndiqte për të realizuar premtimin e dhënë ndaj emigrantëve.
“Jo se ka munguar në zgjedhjet e mëparshme, por që të merrje informacion duhet të paraqiteshe fizikisht, të shkojë në sallën e KQZ-së gjë që sot s’është fare e nevojshme për atë zgjedhje që ka gjetur KQZ për kontaktin e informacionit për të gjithë të interesuarit. KQZ-ja për mendimin tim duhet të ishte më shumë proaktiv për zbatimin e kërkesës së ligjit. Siç dihet partitë politike ranë dakord dhe tashmë është një dispozitë në Kodin Zgjedhor e cila e delegon të gjithë përgjegjësinë për ta realizuar votën nga jashtë vendit të KQZ-ja.
Në dininë time, Komisioneri i Lartë Shtetërorë në tetor të vitit të kaluar ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës, për përgatitjen e gjithë akteve nënligjore, zbatimin e të cilave do të mundësohej kjo mënyrë e të votuarit. Por deri më sot asnjë nga ato akte nuk është përfunduar si i tillë dhe vendimmarrjes që duhej të bëhej te rregullatori. Nga ana tjetër duke patur parasysh se rregullatori në fund të fundit pavarësisht përpjekjeve që u bën por që nuk u arritën të realizoheshin vazhdon të mbetet një organ koaligjial dhe që detyra kryesore e të cilit është ndërtimi i gjithë grehinës nënligjore për procesin zgjedhor e 25 Prillit, nuk arriti që të ndërtohet mbi bazë të parimeve të ndryshme.
Pra ka përfaqësim të fortë politik dhe është ndërtuar në bazë të partive kryesore PD, PS dhe LSI. Fakti që rregullatori nuk është ulur për ta trajtuar qoftë edhe nga administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që udhëzimi sipas të cilit ishte që duhej të bëhej regjistrimi i shtetasve nga jashtë territorit për të mundur që të votonin, tregon se në sjelljen e tyre nuk ka prevaluar detyra që rrjedh nga ligji, por nga interesi i partive politike që me sa kuptohet janë të distancuara nga përpjekjet për të realizuar atë çfarë premtuan.
Për mua është një situatë jo e mirë, një situatë që tregon mungesë serioziteti edhe nga partitë politike, nga angazhimet politike të tyret të cilat mesa duket kanë ndezur vetëm nivelin e deklaratës politike dhe jo të përgjegjësisë politike dhe për të realizuar një mundësi të tillë për emigrantët tanë. Nuk kanë qënë të pakta përpjekjet për ta bërë këtë dhe nuk është koha e cila afektoi në mënyrë negative përpjekjet për të zhbërë deri në fund këtë proces.
Mos të harrojmë se projekti për tiu krijuar mundësinë emigrantëve që të votojnë nga jashtë vendit ka filluar seriozisht që të trajtohet që me vendimin ose që me miratimin e ligjit për regjistrimin e shtetasve që banojnë jashtë territorit të vendit. Pastaj me kërkesat e asaj çka janë parashikuar në vendimin përkatës të qeverisë për procedurat, rregullat që duhen ndjekur në zbatim të ligjit dhe nga ana tjetër siç e dimë në kodin zgjedhor partitë politike ranë dakord që shtetasit që ndodhen jashtë territorit të vendit do të mund të ushtronin të drejtën për të votuar prej andej vetëm nëse do të ishin të regjistruar në adresën e tyre të përhershme në vendin ku ata jetojnë ne regjistrin e gjendjes civile këtu në Shqipëri.”, u shpreh Kume
(R.G/Faxweb.al)