Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim virtual me kandidatët e Partisë Socialiste për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit. Mësohet se ky takim vjen në kuadër të fushatës elektorale, ku kryesocialisti i ka dhënë udhëzimet e radhës ekipit të tij garues në zgjedhje.
Rama ka kërkuar nga kandidatët për deputet që të shmangin përplasjet mes njëri tjetrit për mbledhjen e votave dhe të punojnë së bashku për maksimizimin e mbështetjes për Partinë Socialiste.
Krahas shmangies së përplasjes mes tyre Rama ka kërkuar gjithashtu nga kandidatët që të mos ndërhyjnë dhe të futen në zonat elektorale ku nuk janë caktuar nga partia.