Italia ka kaluar 24 orët më të rënda që nga shfaqja e pandemisë coronavirusit në këtë shtet para më shumë se një muaji.
Autoritetet Italiane kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 627 viktima si pasojë e pandemisë COVID-19, duke shënuar ditën më të rëndë sa i përket numrit të viktimave.
Që nga data 15 mars, në Itali në vazhdimësi është raportuar për numër të madh të viktimave, mirëpo 24 orët e fundit kanë qenë fatale për Italinë duke e goditu rëndë shëndetësinë Italiane.
Ndërkohë në mediat sociale janë krijuar vazhdimisht video nga shqiptarët për solidaritet me Italinë, i cili është një vend mjaft i dashur për shqiptarët.