Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Mos ndihmoni gërryerjen e demokracisë, vendi në situatë dramatike”, zbardhet letra që Meta ka nisur në Bruksel, për çfarë e akuzuan socialistët

Fax News ka siguruar letrën që presidenti Meta i ka dërguar komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhely., një ditë pasi Komisioni Europian ka propozuar për herë të katërt në vitet e fundit, çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Presidenti Meta e ka paralajmëruar komisionerin për thellimin e krizës politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike prej disa muajsh.

Kjo letër e presidentit Ilir Meta, nis me besimin e kreut të shtetit se rekomandimi komisionit, do të përkrahet nga vendet anëtare, ndërkohë që kreu i shtetit thotë se nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga komisioni Europian.

“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: “Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të anëtarët e fundit të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës”.

Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri”, thuhet në një pjesë të letrës së Metës.

Letra e presidentit, mbërritur në Bruksel,  vijon me një tjetër koment për shumicën socialiste për sa i përket radhës së zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.

“Shumica publikisht ka spekuluar për të përfituar  mbështetje të plotë nga BE duke miratuar masa legjislative  antikushtetuese përfshi këtë ligj. Kam kërkuar të di pozicionin zyrtar të parlamentit për këtë çështje, por kam hasur në heshtje përballë këtyre akuzave.

Dua t’u theksoj se i vetmi aktor që në mënyrë të pashpjegueshme që nuk më është përgjigjur është misioni EURALIUS 5, një trupë e thirrur për të ndihmuar autoritetet në këtë çështje lidhur me reformat e BE”, vijon më tej letra.

Presidenti përcjell edhe këtë kërkesë për komisionerin për zgjerim në BE shoqëruar me një paralajmërim të fortë se çdo, të ndodhë në Shqipëri me atë që presidenti e quan krizë.

”Besoj se Komisioni Europian duhet të vihet me gjithë zemër në krah të interesave të popullit shqiptarë.  Çdo lloj ndihmë e mëtejshme në gërryerjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tim, do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe inkurajojë ç’popullimin e Shqipërisë”.

Letra e presidentit mbyllet me këtë premtim.

“Unë do të qëndroj i  palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të gjykatës kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri”.

Lidhur me këtë letër të presidentit Meta pati akuza sot në Kuvend, ku socialistët shpreheshin se Meta po punon kundër integrimit të vendit, duke e nxirë Shqipërinë në letrat që u dërgon ndërkombëtarëve.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *