AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

“Mos na trajtoni si të barabartë”, Haradinaj ‘kusht’ Amerikës: Situata është e thjeshtë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i bëjnë presion Serbisë për të njohur Kosovën. Haradinaj pohoi se SHBA-ja duhet ta trajtojë Kosovën të barabartë me Serbinë në dialog.

Ai ka thënë se Amerika duhet të shfrytëzojë fuqinë e vet për të bërë presion te Serbia që ta njohë Kosovën.

“Tashmë është një traditë e komunikimit tonë me Amerikën edhe pse për mua ishte pak e çuditshme sepse kam hip në aeroplan si kryeministër në detyrë dhe kam zbritur pa atë përgjegjësi. Por ishte mundësi e mirë të vazhdoj komunikimin me SHBA-në. Kam folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kam fokusuar edhe çështjen e liberalizimit të vizave, sepse SHBA-ja ka një ndikim dhe bilateralen Kosovë-Amerikë, por një bilaterale që duhet të jetë e veçuar krahasuar me të tjerët sepse Kosova është vendi i vetëm që rreshtuar me Amerikën për shumë çështje dhe prandaj ne nuk mund të trajtohemi barabartë me Serbinë, e cila i ka bërë gjërat e kundërta prej SHBA-së. 

I kam kërkuar Amerikës që në çështjen ndaj nesh, por edhe në çështjen e dialogut të mos trajtohemi si të barabartë me Serbinë. Nuk ka vend në botë që është më pro amerikanë se Kosova. Mendoj që situata është shumë e thjeshtë, Amerika duhet ta shfrytëzojë fuqinë e vet për çështjen ndaj Serbisë, Amerika duhet t’i bëjë presion Serbisë për njohje”, -ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *