Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Mos i nënvlerësoni! Këto bimë mjekësore largojnë ánkthin dhe strèsin

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë. Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur ato jo vetëm për të qetësuar sistemin nervor por edhe për ta mbrojtur organizmin nga strèsi dhe ánkthi. Bimët e mëposhtme mund të pihen si çaj ose të përdoren në terapi të ndryshme aromash.

Kamomili – Kamomili është një nga bimët më të lashta mjekësore që njeriu ka përdorur. Kjo bimë është efikase kundër inflamacionit, kontraktimeve muskulare, reumatizmës, çrregullimeve të ciklit, pagjumësisë, ulçerës, çrregullimeve të sistemit tretës. Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin. Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit. Kamomili është çaji më popullor në botë me një milionë filxhanë të pirë në ditë.

Lavanda – Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit. Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.” Këtë emër, bima e ka marrë sepse ka qenë dhe mbetet një nga bimët medicinale më të përdorura në sapunë dhe shampoo. Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e Pasionit apo Lule Sahati – Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin. Ekspertët shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë. Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.

Bari i Bletës – Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes. Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë. Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës. Studimet që janë kryer tek njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë zbuluar se çajrat ose suplementët e barit të bletës përmirësojnë humorin, ulin ankthin dhe rrisin ndjesinë e qetësisë dhe relaksit.

Valeriana – Valeriana është përdorur prej mijëra vitesh kundër pagjumësisë dhe ankthit. Shkencëtarët besojnë se valeriana rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe e mban atë të qetë./AgroWeb

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *