Kreut të qeverisë Edi Rama duket se nuk i ka ardhur hiç për mbarë zgjedhja e Mark Markut në krye të drejtimit politik të PD-së në qarkun e Lezhës. Përmes një postimi në Instagram, Rama ka nxjerrë një video të Markut në një emision televizi, ku në një moment debati ka përdorur fjalë fyese.
Rama ironizon Markun duke thënë se do të jetë ministër i ardhshëm i arsimit në vend, sipas opozitës së bashkuar.
“Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…” shkruan Rama në postimin e tij që ka postuar në rrjetet sociale.
Pjesë nga fjala e Markut që ka prerë Rama:
“Mos më fol se do të shaj. Do të shaj keq dhe do të masakroj. Do të hedh këtë shishen kokës. Boll po të them. Do ta mbyll gojën me forcë. Mos ha mut më po them. Kaq. Më le të flas”.
View this post on Instagram
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka caktuar pedagogun e departamentit të gazetarisë dhe komunikimit, Mark Marku drejtues politik të qarkut të Lezhës.
Ky do të jetë një rikthim për Markun në politikën aktive, pasi nuk ishte pjesë e Kuvendit prej gati 10 vitesh. Ai ka mbajtur disa qendrime edhe kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, me të cilin tashmë duket se kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit, dhe do të punojnë së bashku për zgjedhjet e 25 Prillit.
Marku ishte pjesë e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ku pati dhe debate për lënien jashtë të disa figurave, përfshirë Halim Kosovën, Romeo Gurakuqin, Tritan Shehu apo edhe Ervin Salianjin, i cili ka qenë një prej opozitarëve më aktivë, dhe që iu besua shumë nga Basha.
Derimë tani Basha ka përzgjedhur drejtues politik në qarqet:
Durrës- do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka
Elbasan- Gazment Bardhi
Vlorë- Bujar Leskaj, i cili rikthehet në politikë pas angazhimit të tij në KLSh
Fier- Enkelejd Alibeaj
Shkodër- Helidon Bushati
(E.K/Faxweb.al)