Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Mos fol për fenë”, murgeshën e largojnë nga puna: Ka diçka që nuk shkon

Një murgeshë, e cila jepte mësim në shkollën “Ndrecë Ndue Gjoka”, në Mirditë është pushuar nga puna.

Fax Neës raporton se sipas Elda Nikolli nuk i është dhënë asnjë shpjegim për largimin nga puna pavarsisht se ka zbatuar çdo urdhër që i është dhënë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Nikolli shprehet e zhgënjyer për pushimin esaj nga puna pavarsuisht arsimimit të saj dhe përgatitjes që ka bërë.

“Jetoj në Fan (Mirditë) dhe per tre muaj kam punuar ne shkollen Ndrecë Ndue Gjoka. Kur më morën ne pune me thane ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasesh nxenesve per fene’, biles, sikur te mos mjaftonte nje dite perfaqesues drejtues te shkolles kane hyre ne klase duke pyetur nxenesit ‘a ju ben mesim kjo, apo ju flet per fene?’, kete ne syte e mi! Nderkohe qe jetojme ne nje zone, ndoshta e vetmja ne Shqiperi, me tradite katolike prej shekujsh. Habitem qe ende kemi frike ne institucionet tona te permendim dimensionin shpirteror, i vjeter qe me lindjen e njeriut, ndersa teorit gender na duken si arritja e madhe e qyteterimit tone! Sidoqofte, edhe pse nxenesit e mi u shprehen te lumtur per mesimin qe beja, me pushuan nga puna, ‘denim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka qe nuk shkon….,”- shkruan Elda.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *