Fotoja e mëposhtme është shkrepur në kryqytret dhe nuk është ndonjë godinë e zakonshme por e njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend.
Fotoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe godina në fjalë është e Ministrisë së Bujqësisë dhe duken qartë se dëmet janë të konsiderueshme ndërsa shkak është bërë tërmeti që tronditi kryeqytetin pak kohë më parë.
Asnjë ndërhyrje nuk është bërë në godinë e ëtij institucioni të rëndësisë së veçantë, shtuar faktin se ndodhet në qendër të kryeqyteti.
“Eshte godina e Ministrise se Bujqesise. Mos e ngaterroni me Teatrin Kombetar!”, shgkruan gazetari Vehap Kola në rrjetet sociale përkrah fotos.