Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë rrjetin social “Facebook” për të komunikuar dhe replikuar me ndjekësit për cështje të ndryshme. Ndonëse aty tenton të tregojë se sa punë të mirë po bën qeveria, ka prej atyre komentuesve që e “ulin me këmbë në tokë” dhe i kujtojnë skandalet që kanë tronditur opinionin publik.
Mes tyre përfshihet rasti i “Tire Alldervishit” për të cilën Rama thotë thjesht se ka përfunduar pas hekurave, ndërsa për situatën e përmbytjeve nuk bën asnjë koment dhe sërish situatën e con tek votimet dhe punët e qeverisë.
REPLIKAT
Komentues 1: Po afrohen votimet. Për këtë del ky. Nuk shkon të shikojë rrugët që prishi shiu.
Edi Rama: Si t’ia bëjmë sipas teje Gjon, të mos i bëjmë shkollat dhe shtëpitë meqë po vijnë votimet apo e ke harruar që unë kështu kam dale qëkur kam marrë këtë detyrë?! S’ka problem, ti prit votimet kurse unë do vazhdoj kështu se s’ka kohë për të pushuar!
Komentues 2: Po me Tiren çfarë u bë se po harrohet si çështje?
Edi Rama: Është në burg, mos e mbaj këtë merak!