Ish kryeministri Berisha ka folur ditën e sotme për gazetarët, ku dha edhe përgjigjen e tij se çfarë mendon për rritjen e e pagave për pushtetarët.
Ai deklaroi se është pro rritjes së rrogave për disa kategori, ndërsa pohoi se ai dhe deputetët që e përkrahin nuk do ta votojnë këtë projektligj.
Berisha gjitashtu u pyet edhe për rikthimin e Bashës në arenën politike ku deklaroi se kjo i dukej qesharake dhe se i gjithë ky plan është inskenuar nga kryeministri Rama.
“Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës.
Ai bën se çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni për axhendën e tij, axhendën e tij ia shkruan Rama.
Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Bëri ndonjë fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Ai është historia e kalit të Timurit”, tha Berisha.
Berisha theksoi se Rama parlament një ligj në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1.5, 1 ose -1,5%. Sipas tij, një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate dhe një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi tejkalon çdo cak.
Më tej ai u ndal të flsite edhe për zgjedhje e 14 majit, ku u shpreh se është një krim i shëmtuar elektoral.
“Ajo që kam për të dhe për çdo shqiptar është se zgjedhjet iu vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Shihni partinë e Tom Doshit, për të kuptuar zgjedhjet që u mbajtën, Edi Rama ka blerë të paktën 3-4 herë më shumë se votat e Tomës”, shtoi ai.