Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga pasi ishte dënuar në fushën e n.arkotikëve.
Policia ka arrestuar ne pikën kufitare të Morinës shtetasin me iniciale L.R me qëllim ekstradimi në shtetin kroat.
Njoftimi i policisë: Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me shërbimet e Policisë Kufitare u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: L. R., 37 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, bazuar në vendimin e Gjykatës së Zagrebit, e cila në vitin 2009 e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj bu.rg, për kryerjen e veprës penale “Abuzimi me d.rogat narkotike”, sipas Kodit Penal të Kroacisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.