Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka kritikuar arbitrin Felix Brych pas disfatës që pësoi skuadra e tij në Ligën e Kampionëve nga Real Madrid.
Jurgen Klopp akuzoi në mënyrë të ashpër bashkatdhetarin e tij gjerman Brych se kishte marrë ‘vendime personale’ kundër sulmuesit të skuadrës së tij Sadio Mane.
Klopp ishte veçanërisht i zhgënjyer nga vendimet e albitrit pasi Mane u tërhoq pranë zonës së penalltisë së Madridit nga Lucas Vazquez. Dhe vetëm 27 sekonda më vonë, Madridi shënoi golin e dytë përmes Asensio.
“Në situatën me Sadion, nuk jam i sigurt se çfarë bëri albitri sonte,” tha Klopp.
‘Dukej sikur ishte disi personale. Unë i thashë atij pas ndeshjes, thjesht mendova se ai ishte i padrejtë me Sadion. Ai nuk na humbi ndeshjen, thjesht n’a duhej një arbitër i rregullt.’– u shpreh Klopp.
Dhe një moment tjetër vonë në pjesën e dytë gjithashtu la të zemëruar Klopp dhe Liverpool kur Mane u duk se ishte dëmtuar në zonën e penalltisë së Madridit por gjyqtari zgjodhi ta injoronte atë gjithashtu.