Faxweb.al mëson detaje të reja nga atentati i një dite më parë në Vlorë, ku mbeti i plagosur shtetasi Marjon Mitro, anëtar i bandës së Julian Sinanajt, dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminele në qytetin bregdetar.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia Mitro ka deklaruar se ka qenë duke ecur me kurriz dhe se ka parë autorin që e ka qëlluar. Mitro ka deklaruar se nuk ka ide mbi atentatin, ndërsa kohët e fundit nuk ka pasur konflikte që mund të çonin në tentativën për ta vrarë.
“S’kam patur asnjë konflikt dhe nuk di për cilat motive jam qëlluar“, mësohet të jetë shprehur Mitro.
Ndaj Mitros është qëlluar dy herë, ai ka qëndruar disa minuta në tokë pa lëvizur derisa janë larguar atentatorët duke shpëtuar jetën. Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Sipas policisë nuk ka arritur të gjejë kamera me fushëpamje nga vendi i ngjarjes çka mund të ndihmonte në ndërtimin e një identikiti të autorëve.
Pamje filmike janë mbledhur nga bizneset ku mendohet se autorët të kenë kaluar për tu larguar, por ende asnjë zbulim i identitetit të autorëve. Makina e autotëve u gjet e braktisur pranë “Bishtit të Malit” në Selenicë.
Atentati ndaj Mitros dyshohet i porositur, pista mbetet e shkuara e Mitros. Mitro aktualisht në spital nën monitorimin e policisë. (E.K/Faxweb.al)