Në një deklaratë për Fax News ditën e sotme Agron Cura, qytetar i komunitetit egjiptian i cili fitoi gjyqin me Bashkinë e Tiranës për diskriminimin ndaj tij, u shpreh se jeton me qira dhe se është i sëmurë ai dhe bashkëshortja e tij dhe e kanë shumë të veshtirë për të siguruar jetesën.
Ditën e djeshme Gjykata Administrative e Tiranës i akordoi një dëmshpërblim monetar prej 2.5 milionë lekësh qytetarit Agron Cura për dëmin moral të pësuar nga diskriminimi. I pyetur nga gazetarja e Fax News se si veproi Policia Bashkiake me të, Cura u përgjigj duke thënë se i sekuestruan bicikletën dhe mallin vetëm nga paragjykimi se ishte egjiptian dhe mund t’i kishte vjedhur në ndonjë kazan mbeturinash bashkiake.
“Më morë karrocën, asgje smë thanë, mi morën me zor me gjithë mall.
Edhe të tjerëve si puna ime ua kanë marrë dhe me siguri i kanë shitur me gjithë mall ata vetë gjithcka më morën.
Unë jetoj me qira , kam fëmijë për të rritur dhe nuk kam sit ë siguroj jetesën përvec së më atë karrocë që marr e mundohem të shes.
Vetë jam më tumor dhe gruan e kam të sëmurë.”
Për Fax News foli edhe avokati Gentian Serjani, i cili tha se rastin e Agron Curës e njohu duke qenë se u bë shumë viral në rrjetet sociale dhe më pas e takoi nga afër për ta mbështetur kundër një shkeljeje të tillë.
“Rasti i tij u bë viral në rrjete sociale dhe erdha e takova personalisht në mënyrë që policia bashkiake mos të kryeë të njëjtin procedim, të njëjtën shkelje të ligjitdhe mbështetja ime ishte për ti dhënë zë të gjithë rasteve të tilla dhe për të kriuar precedentin.
Ne iu drejtuam Gjykates së Shkallës së Parë për ketë situatë diskriminuese nga efektivet e Policisë Bashkiake dhe kërkuam që Cura të dëmshpërblehet.
Shuma e miratuar nga eksperti i vleresuesve të dëmit ishte 2.5 milionë të reja “-përfundoi avokati.
Policia Bashkiake është akuzuar në vijimësi gjatë viteve të fundit për kryerje veprimesh arbitrare, përfshirë konfiskim të mjeteve të punës të qytetarëve të varfër, veprim ky i pabazuar në ligj dhe për të cilin, Policia Bashkiake nuk është e autorizuar nga ligji që ta bëjë.
(E.D/faxweb.al)