Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Morën vaksinën kineze Sinovac, humbin jetën 2 persona në Hong Kong. Disa të tjera në gjendje të rëndë

Hong Kongu ka nisur të vaksinojë popullsinë me vaksinën kineze kundër koronavirusit. Por siç raporton portali Hong Kong Free Press, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë raportohen se janë në gjendje të rëndë pasi kanë bërë vaksinën kineze Sinovac.

Bëhet fjalë për të njëjtën vaksinë që pritet të blejë kryeministri Edi Rama përmes një kompanie turke.

Portali shkruan se një grua 55-vjeçare humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak dhe një goditjeje në tru. Ajo kishte tre ditë që kishte marrë vaksinën.

Ndërkohë një 71-vjeçar ndërroi jetë në një spital pasi kishte marrë vaksinën Sinovac. Edhe ai dyshohet se pësoi atak kardiak.

Portali raporton se të paktën tre persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Edhe ata kishin marrë vaksinën kineze. Akoma nuk dihet nëse ka një lidhje direkte mes vaksinës dhe këtyre rasteve, por autoritetet kanë nisur hetimet.

Shqipëria ka vendosur të blejë vaksinën kineze, edhe pse ajo nuk ka marrë miratimin nga entet e rëndësishme në SHBA dhe BE.

Po ashtu, Kina nuk ka ofruar të dhëna për efektshmërinë e vaksinës, duke mbajtur sekret informacionet për testimet.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar shkrime ku theksojnë se mungesa e informacioneve për vaksinën ka shtuar dyshimet, sidomos pasi kryeministri i Pakistanit u infektua edhe pse kishte bërë dy doza.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.