Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Morën kabllin dhe ma lidhën në grykë për të më mbytur”, i moshuari rrëfen momentet e tmerrit: Ishin dy veta, më goditën me shqelma

Në fshatin Memaliaj (bashkia Memaliaj) persona të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, kanë vjedhur me dhunë një shume prej 12 milionë lekësh të vjetra.

87-vjeçari ka rrëfyer për Fax News edhe momentin e tmerrshëm të grabitjes, ku tregoi se kanë qenë dy persona, ndërkohë që e kanë lidhur dhe goditur teksa i kanë grabitur paratë.

“Shqyen derën dhe hynë brenda. Isha bashkë më gruan. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. Mendova se ishte nipi. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. Dhe i gjuajta me një shkelm në bark. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën. Morën atë kabllin dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur. Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu. E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar gojë. Unë po kundërshtoja, ato më lidhën. Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. Kisha 12 milionë lekë. Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika të vëllai dhe i thashë hajdë se më vranë. Më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë.”- u shpreh 87-vjeçari.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *