Klubi i Monzës nën drejtimin dhe menaxhimin e Silvio Berlusconit e Adriano Gallianit, e ka treguar gjatë kësaj merkatoje verore se synon një paraqitje dinjitoze në elitën e Italisë, Serie A duke qenë se për herë të parë marrin pjesë në të tillë kompeticion.
Puna ka nisur prej kohësh dhe në merkato, Monza është përforcuar me emra si Caprari, Ranochia, Pessina apo Sensi. Megjithatë, “gjuetia” nuk ka përfunduar dhe tashmë në objektivin e Monzës është vendosur Pablo Mari.
Mbrojtësi, kartoni i të cilit i përket Arsenalit dhe që sezonin e kaluar është aktivizuar me Udinesen falë formulës së huazimit, duket se nuk ka një vend të garantuar në formacionin e trajnerit Mikel Arteta dhe në këtë formë kërkon të largohet për të gjetur më shumë minuta.
Ndaj, Galliani po kërkon të përfitojë nga situata e spanjollit në mënyrë që sezonin e ardhshëm të formojë një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes së bashku me Ranochian. Në orët në vijim, pritet që Arsenal dhe Monza të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe kështu, Mari të bashkohet me Monzan.