Teatri Kombëtar është në qendër të diskutimeve kohët e fundit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për shembjen duke thënë se Rama mori këtë vendim pasi nuk pati fat të luajë me të. Në fjalën e saj para mediave, i bëri thirrje që të shpërndajë 30 milionë eurot e Teatrit të Ri për qytetarët që jetojnë në varfëri.
”Me bándat e tij, me strukturat rrënoi një shtet të tërë. Ky zotëri që flet për maketet fëmijënore kur do të shlyejë defiçencat e tij në fëmijëri, nuk mund të shlyejë atë që i ka bërë.
Flet për projekt- ide për Teatre me vlerë 30 milionë euro, duhet t’ua japë qytetarëve që s’kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.
Ky që i thotë artistëve dhe regjizorëve, që ëndërroi një ditë të luajë aty në atë skena, pasi paaftësia dhe mediokriteti nuk e lanë të ishte i duartrokitur në atë skenë, por ishte i përbuzur. Më mirë shekspiriane se i dhunshëm, dhe një bastard që mohon fëmijën e tij.
Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë shqiptarëve. Kulmi arriti me shqiptarët, me identitetin, me atë që kërkon të shkatërrojë identitetin dhe trashëgiminë kulturore.
E shkatërroi arsmin, sistemin arsimor. Kurrikulat nuk kanë asgjë për dinjitetin kombëtar por nuk ekzistojnë si komb për Edi Ramën.
Ky njeri që thotë unë jam shumica. Përkundrazi nuk është shumica. Ky është rrëmbyes i votës së lirë. Ky njeri vetëm ka kpojuar gjithë jetën. Rama nuk çlirohet dot nga zinxhirët e krimit të organizuar. Prandaj ik të shpëtosh veten dhe njerëzit”, tha Kryemadhi.(A.M/Faxweb.al)