Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim që ka zhvilluar në qytetin e Kavajës, ka theksuar se bota nuk rrotullohet rreth politikanëve aktualë si Edi Rama, Ilir Meta apo Lulzim Basha.
Sipas saj bota rrotullohet rreth vajzave dhe djemve shqiptarë dhe politika e vjetër që në thelb ka interesin nuk duhet të ekzistojë më në Shqipëri.
“Bota nuk rrotullohet as rreth Edi Ramës, as rreth Ilir Metws, as rreth Lulzim Bashws, bota rrotullohet rreth njerëzve, rreth shqiptarëve, rreth rinisë shqiptare.”- tha Kryemadhi.
Në përmbyllje të fjalës së saj, Kryemadhi falenderoi të gjitha gratë për mbështetjen që i kanë dhënë dhe për mënyrën sesi kanë ditur t’i përballojnë problemet e tyre.