Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në “Zonë e Lirë” se me PD do të dalin në fushatë zgjedhore.
“Pas 25 prillit, Erion Veliaj aspiron për t’u bërë kryetar i PS. Nuk është beteja e shqiptarëve, por mes atyre të dyve. Opozita në 25 prill do shkojë bllok. Me Kodin e ri Zgjedhor minimumi janë 100 deputetë. Mendoj çdo kryetar partie opozite, çdo deputet, nëse shkon me Ramën, firmos vendimin me vdekje të politikës së tij. Patjetër që do dal me Bashën në fushatë. Unë vlerësoj 21 nëntorin, nuk ka pasur turp më të madh se spiunat e PS që rrinin para zyrave të LSI me telefon në dorë”, tha Kryemadhi.
“LSI mund ta risjell në pushtet PS nëse shkojnë në bashkëqeverisje dhe e rrëzojnë nga pushteti nëse shkojnë me PD”, tha Arjan Çuri.