Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Flet hapur Kryemadhi: Ja pse më leverdis të futem në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në emisionin “Real Story”, se i leverdis që të futet në zgjedhje me Edi Ramën, pasi qytetarët do të shkojnë në votime dhe do të votojnë kundër tij.

“Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm. Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij. Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë vonë sa i përket angazhimit. Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet”, tha Kryemadhi.

Po ashtu Monika Kryemadhi iu përgjigj pyetjes se pse kishte ndryshuar kursi opozitar nga protestat e forta të një viti më parë kundër Ramës, tek ulja në tryezë bisedimesh.

Ndonëse nuk pranoi që një gjë e tillë të ishte rezultat i presionit të ushtruar nga ndërkombëtarët, teksa fliste për këta të fundit, Kryemadhi tha se, opozita ka arritur t’i iluminojë ata. Sipas saj deri më tani ata kishin krijuar një mur kinez e i linin fushë veprimi kryeministrit Rama.
“Ne kemi arritur në një fitore në iluminimin e faktorit ndërkombëtar. Ne jemi një pikë në oqeanin e tyre, ndonjëherë të nevojshëm si xhepa për të shkarkuar ndonjë problem që kanë, si me emigrantët. Kur gjërat bëhen më prezente, më flagrane si me teatrin fillojnë edhe të tjerët lëvizin. Lëvizin pak më vonë këtu te ne se jemi vend i vogël…ndërkombëtarët kanë qënë ata që i thoshin vazhdo Ramës, kanë qënë muri kinez…ky mur u shemb për të ruajtur ata themelet e veta në vazhdimësi, nuk janë budallenja ata”,- tha Kryemadhi.

Ajo foli po ashtu edhe për marrëdhënien mes Ramës e Bashës dhe mohoi që mes tyre mund të ketë ndonjë takim.

“Kur është keq Edi Rama bën thirrje për tryeza. Ata të dy (Rama-Basha) takohen në kutinë e votimit jo më në tryeza. Sjellja fyese ndaj opozitës ka prerë cdo urë komunikimi sic mund të ndodhte në vende demokratike”,- tha ajo.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *