AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Momentet e fundit të 43-vjeçarit nga Kavaja”, flet i riu që mposhti koronavirusin: Mendoja se ishte grip i zakonshëm, 25 vite merrem me sport

Xhudisti Erind Cara është njëri nga pacientët e shëruar nga koronavirusi , është dhe i cili tregoi pasditën e sotme luftën më virusin që nga simptomat e para, shtrimin në spitalin e infektivit e deri në shërimin e tij.

Është prekëse deklarata e tij kur tha në emisionin “Vizioni i Pasdites” se nuk priste që nga testimi të rezultonte pozitiv me COVID-19, duke argumentuar se simptomat që i ishin shfaqur i ngjanin me një grip të zakonshëm.

“Ishte një diçka që se mendoja kurrë, pavarësisht se kalova një moment ftohjeje. Një javë më parë se të rezultoja i infektuar kisha temperaturë. Fazën e keqe e kalova në shtëpi, me temperaturë e djersë. Për t’u kontrolluar, sepse ndjeva vështirësi në frymëmarrje, shkova në Sanatorium, bëra një skaner. Pastaj u shoqërova në infektiv sepse ata dyshuan që ishin simptomat e koronavirus”,  tha i riu.

Pyetjes së moderatores së emisionit se si është situata e tij shëndetësore momentalisht, Cara tha se ndjehet i qetë dhe i lumtur pranë familjes.

Ai dha lajmin e mirë se edhe anëtarët e familjes së tij janë në gjendje të mirë shëndetësore teksa shtoi se kishte 25 vite ë merrej me sport dhe se nuk e kishte përfytyruar që një trup i shëndetshëm si i tij të përballej me një sfidë të tillë.

“Jam i qetë në shtëpi me familjen, jam shumë i lumtur. Normalisht nuk është e lehtë, por duhet të jemi të fortë. Fatmirësisht familja është shumë mirë. Nuk ka asnjë shenjë, asnjë shqetësim sa të kalojnë në fazë e testimit. Diçka e paparashikueshme, 25 vite që bëj sport, strëvitje 6 herë në javë… nuk e kisha menduar asnjëher. E paparashikueshme, një (mënyrë si u infektova) konkrete nuk arrij ta gjej.”,  tha Cara.

Ajo çfarë prek zemrat e të gjithëve ka të bëjë me faktin se xhudisti ka qëndruar në të njëtat ambjente me 43-vjeçarin nga Kavaja i cili nuk arriti ti mbijetonte pandemisë ndonëse edhe ai ishte në formë të mirë shëndetësore.

Cara tha se në momentet më të vështira të të ndjerit nuk ndodhej me të duke shtuar se edhe për këtë të fundit ishte e papritur.

 “Në momentet që u bë keq nuk ishte me mua, por kemi pas kontakte dhe biseda asgjë të rëndësishme, gjëra normale që flasin dy të shtruar në spital. Faktikisht edhe për atë ishte e papritur temperaturë, djersë, nuk kishte probleme te tjera”, u tha sportisti teksa bëri edhe një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Të qëndrojnë në shtëpi, dhe të japim e të marrim sa më shumë dashuri në mënyrë që situatën ta kalojmë me sukses këtë situatë vështirë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *