Roza Lati është ndër moderatoret më të komentuara në media dhe ndër më të dashurat për publikun, edhe për faktin se është gjithnjë e çiltër dhe flet pa dorashka mbi çdo temë.
Roza ishte e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” ku po diskutohej tema mbi raportin e shqiptarëve me seksin dhe nderin.
Gjatë emisionit Roza tregoi një ngjarje që i ka ndodhur në Bllok ku një 17-vjeçare i ka ngacmuar të dashurin e madje gati e kishte puthur.
“Isha me të dashurin tim në bllok, 17-vjeçarja gati e puthi. Ky brez ka shkalluar, jemi në buzë të revolucionit seksual”, u shpreh Roza.