AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Moderatorja u rrëzua në festën e saj të ditëlindjes dhe ka për ta mbajtur mend gjithë jetën! (Video)

Pesë ditë më parë, moderatorja Kiara Tito mblodhi miq e kolegë të shumtë të televizionit për të festuar ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi 24 vjeç dhe organizoi një super festë, pamjet e të cilës i ndau me ndjekësit e saj në Instagram. Mirëpo, duket se deri tani Kiara s’na i kishte treguar të gjitha.

Disa minuta më parë, moderatorja vendosi të ndante edhe prapaskenat e festës së ditëlindjes, ku paska pasur pafund të qeshura!

Në InstaStory, Kiara publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer, ndërsa në një moment pengohet me takat e saj dhe rrëzohet përtokë.

Kolegu i saj është afruar menjëherë për ta ndihmuar, ndërkohë që mikeshat që kërcenin kanë nisur të qeshin me të madhe.

“Hajde moj gushë bardha si bora, xhane xhan vetulla holla”- shkruan Kiara me humor krahas videos së momentit epik, të cilin ka për ta kujtuar gjithë jetën.

Kujtojmë se enkas për ditëlindjen e Kiarës erdhi enkas nga Anglia moderatori Mishel Rrena, i cili solli për herë të parë edhe bashkëshortin në vendlindje, pas martesës së shumëpërfolur gay në Londër.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *