Moderatorja e njohur e ekranit Eni Vasili është në pritje të fëmijës së saj të parë, lajm të cilin ka preferuar që të mos e bëjë publik, edhe pse është pothuajse çdo ditë në ekran.
Panorama Plus raporton se moderatorja dhe partneri i saj prej disa vitesh, Armandi janë në pritje të fëmijës së tyre, ndërkohë që prej më shumë vitesh jetojnë historinë e tyre të dashurisë, që fillimisht nisi në distancë, pasi inxhinieri jetonte në Londër.
Si nisi njohja e Vasilit me partnerin e saj
Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndiehej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.
Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.
Dhe kështu fitoi ajo, Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë. Armandi ka qenë një mbështetës i madh në karrierën e Enit.
(E.K/Faxweb.al)