AktualitetBotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Modelja e njohur zhvishet nudo, kauza e veçantë do t’ju habisë (Foto)

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka pozuar krejtësisht e zhveshur, me një lule mes këmbëve për të fshehur pjesët intime.

Emily tha se qëllimi i saj është të rrisë ndërgjegjësimin për shfuqizimin e ligjit të abortit të votuar këto ditë në Alabama.

“Këtë javë, 25 pleq të bardhë, votuan për të ndaluar abortin në Alabama edhe në rast incesti dhe përdhunimi. Këta burra në pushtet po imponojnë vullnetin e tyre në trupat e grave për të mbështetur patriarkatin dhe për të përjetësuar kompleksin e burgjeve industriale, duke injoruar gratë me sfond të ulët ekonomik si dhe duke iu hequr të drejtën për të zgjedhur të mos riprodhojnë”, thuhet në postimin e saj.  Shtetet që kërkojnë të ndalojnë abortin janë shtetet që kanë përqindjet më të larta të grave zezake në mesin e popullatës. Është çështje e klasës dhe racës dhe është një sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat themelore që meritojnë gratë amerikane”, shkroi Ratajkowski në Instagram.

Në vazhdën e protestave të shumta kundër heqjes së lirisë së grave për të abortuar, Emily Ratajkowski nuk është e vetmja e njohur që ka dalë kundra ligjit. Dua Lipa, Lady Gaga, Jennifer Lopez, dhe disa artistë të famshëm e kanë konsideruar vendimin absurd.

Rasti i Alabamas i paraprin dëshirës së një sërë deputetëve në të gjithë Amerikën, që po përpiqen të shtrëngojnë abortin, me masa të ndryshme.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.