Këshilltari Ligjor i grupit parlamentar të PD-së, Marash Logu ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me depozitimin e mocionit të deputetëve demokratë për heqjen e mandatit të deputetit për ministren Olta Xhaçka.
Logu tha ishte e pakuptueshme rrëzimi i kërkesës së PD për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në rast se të gjithë procedurat ishin kryer në bazë të ligjit. Më tej ai tha se dhënia e statusit “investitor strategjik” nda bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka përbënte një shkelje të rëndë pasi nuk lejohej që familjarë të një funksionari publik të përfitonin nga pasuria shtetërore.
Marash Logu: Është e vërtetë që kemi depozituar në mënyrë të përsëritur mocione të tilla pasi ka pasur përpjekje të mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës ku kërkohet ngritja e një komisioni të Posaçëm Hetimor përsa i përket Investimeve Strategjike. Kjo pasi rast pas rasti edhe nga denoncimet që janë bërë në media u pa që ky ligj i miratuar në 2015-tën po shërbente si mekanizëm për të favorizuar familjarë të pushtetarëve. Një pjesë e madhe e këtyre personave të cilët nuk njiheshin për aktivitete private apo biznese, papritmas shfaqen si investitorë strategjikë.
Kjoështë arsyeja përse PD ka kërkuar të ngrihet një komision hetimor ku të vërtetoheshin të gjitha procedurat e ndjekura kanë qenë ligjore dhe se nuk ka pasur korrupsion. Është e pakuptueshme se cilaështë arsye përse PS refuzon këtë kërkesë të PD nëse mendojnë se të gjitha procedurat e investimeve strategjike që drejtohen nga Rama kanë qenë në rregull me kushtetutën. Për ne pavarësisht se sot është nxjerrë kërkesa, nuk ishte ndonjë surprizë e madhe sepse vetë Rama e kishte thënë se nuk do pranonte ngritjen e një komisioni të tillë.
Kur një ministë vishet me petkun e funksionarit publik, ai duhet të heqë dorë nga cdo lloj përfitimi publik nga pasuria e shtetit, jo vetëm ai por edhe familjarët e tij.
Rasti i Xhaçkës është një rast flagrant sesi një funksionar publik apo njerëz të afërm , konkretisht bashkëshorti i saj përfiton nga pasuritë e shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë pavarësisht se bashkëshortja e saj ushtron funksion publik. Kini parasysh që komiteti i Investimeve Strategjike përbëhet nga kryeministri dhe disa ministre, pra i bie që koleget e Xhaçkës kanë vendosur që bashkëshortit të saj t’i jepet statusi i “investitorit strategjik”. Unë mendoj se kjo është një praktikë abuzive, në kundërshtim flagrant me ligjin. Dhe duhet të ishin vetë koleget e zonjës Xhaçka që duhet ta refuzonin një vendim të tillë.