Ish- deputetja socialiste, Ledi Shamku ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë si një lajm shumë, ndërsa ka bërë edhe krahasimin e Parlamentit të saj me Parlamentin e Shqipërisë.
Shamku shprehet se rrëzimi i Albin Kurtit si kryeministër tregon se sa ogurzezë janë kulisat e brenda-jashtëm të Kosovës.
Përmes një statusi në rrejtet sociale, Shamku krahason edhe parlamentin e Kosovës me atë të Shqipërisë teksa sjellë në vëmendje fjalimet e Kurtit dhe Omanit që I kanë kujtuar muhabetet me ëhisky, kaçurrela, superatllantik dhe këpërata në foltoren e tonit
“Nëse dikur Shqipëria shndërroi ligësisht Parlamentin në teatër kukullash, sot ka Teatrin e Kukullave në Parlament”, shkruan ish-deputetja e majtë.
Reagimi i plotë:
DY TRISHTIME NË NJË DITË
- Rrëzimi i Albin Kurtit Kryeministër
Është lajm shumë i keq, që tregon sa e fortë është errësira e sa ogurzeza janë kulisat e brenda-jashtme për Kosovën.
- Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë
Dëgjova sot fjalimet e Albinit, Vjosës etj etj. Brendinë e drejtpërdrejtë të kumteve dhe peshën e njimendtë të fjalës. Dhe m’u kujtuan vetiu muhabetet me ëhisky, kaçurrela, superatllantik dhe këpërata në foltoren e tonit. Nga ky krahasim më vjen në mend veç kaq: Nëse dikur Shqipëria shndërroi ligësisht Parlamentin në teatër kukullash, sot ka Teatrin e Kukullave në Parlament.
Natën, shqipo!
Kosovë, tkam zemër!
(F.GJ/FAXWEB.AL)