Banorët e lagjes Demokracia në Mamurras janë të shqetësuar nga lëvizja e automjeteve te rënda të cilat kanë dëmtuar rrugët e kësaj lagjeje. Duket se edhe premtimi i dhënë dhe i pazbatuar nga bashkia për bllokimin e këtyre automjeteve dhe rregullimin e rrugëve të dëmtuara ka revoltuar protestuesit të cilët janë shprehur se:
”Kryetarja e bashkisë dha fjalën se pas datës 1 Shkurt nuk do të kishte lëvizje të këtyre automjeteve por situata vazhdon të mbetet po e njëjtë. Jeta e fëmijëve është e rrezikuar pasi shkolla ndodhet shumë afër rrugëve ku automjetet e rënda lëvizin gjatë ditës, kanë dëmtuar natyrën dhe infrastukturën e rrugëve, kanë ndotur ajrin nga lëndët shpërthyese të cilat janë bërë shkak për djegjen e pyjeve te zonës”.
Ndërkohë kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara ka dialoguar protestuesit duke premtuar bllokimin e këtyre automjeteve dhe rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara.
Banorët duket se nuk do të heqin dorë nga protestimi deri kur lagjia e tyre te jetë e qetë.