Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Mjer ne kë kemi në krye”, Rama shpreh arrogancë ndaj komentueses: Po të mos isha unë do ishe në botën tjetër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shpesh mbi debatin e masave mbrojtëse nga koronavirusi si dorezat dhe maskat e fytyrës që mbase për mungesë të tyre në farmacitë vendase, ka thënë se nuk janë të domosdoshme.

Disa ditë më parë ai e krahasoi veten me ‘babain e kombit’ ndërsa predikonte se si duhet të sillemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo, si do të ndëshkoheshim etj.

Deklaratat e tij lënë shpesh vend për të diskutuar dhe komentuar pasi në njëfarë mënyre janë edhe fyese por edhe të një lideri që është zgjedhur për të qeverisur e jo marrë përgjegjësi që si takojnë në disa raste, siç janë këshillat mjekësore që rrallë i dëgjojmë nga ekspertët sepse rolin e tyre e ka marrë vetë përsipër.

Kështu ka ndodhur me replikat e tij me një komentuese e cila shprehet se pse ai vetë nuk përdor masa mbrojtëse, ndërsa Rama nuk ka ngurruar të tregojë arrogancën dhe të mburrë veten si shpëtimtarin e jetës.

“O zoti kryeministër. Po ti ku e ke maskën dhe dorezat apo ty nuk të gjen gjë vetëm ne popullin e shkretë? Apo ti thua mos bëni si bëj unë por bëni siç them unë? A mjert ne për ju kë kemi në krye”, shkruan komentuesja.

“Une nuk kam dale ne pazar ketu dhe ruaj distancat e nuk me afrohet njeri, keshtu qe permbahu se s’je aspak e mjere, se po te mos me kishe mua ne krye mund te ishe largqofte edhe ne boten tjeter sot!”, i përgjigjet Rama

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close