Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

‘COVID s’është aq agresiv sa në fillim, por numri…’Apeli i mjekut: Maska copë s’të mbron

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një intervistë për “Abc-ja e Mëngjesit”, u shpreh se maskat që të mbrojnë nga COVID-19, janë ato me filtër. Ndërsa për maskat copë, ai theksoi se nuk të mbrojnë nga virusi.

“Maskat kanë hapur një diskutim të madh. Problemi është që maskat na mbrojnë jo vetëm nga Covid, por edhe nga gripi i zakonshëm. A janë maskat me copë të mira? Unë mendoj se jo. Maska duhet të ketë filtrin brena që të na mbrojë. Unë rekomandoj mbajtjen e maskave në ambiente publike, ku nuk mund të mbajnë distancën”, u shpreh ai.

Mjeku shtoi më tej se tani që po futemi edhe në sezonin e gripit situata do të jetë edhe më kritike. Sipas tij virusi tani përhapet më shpejt, por nuk ka të njëjtën peshë virale siç e kishte në fillim.

“Në shtator është rritur numri i të infektuarve nën 18 vjeç. Këta shkojnë në shtëpi dhe infektojnë prindërit. Ky është një problem. Unë nuk mund të kalkuloj për rrezikun e gripit. Prandaj duhet që të marrim masa sepse mund të kolapsohet sistemi. Duhet të marrim masa. Nuk është aq agresiv sa në fillim. Përhapet më shpejt, por nuk ka atë peshë virale. Me temperaturat e larta virusi pësoi mutacion. Ne nuk e dimë çfarë mund të ndodhë në nëntor, prandaj duhet të jemi të përgatitur”, deklaroi ai.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *