Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mjeku i njohur neurolog ndodhet në gjendje kritike, thirrja e gazetares: Drini ka shpëtuar shumë jetë, sot ka nevojë për kurim urgjent jashtë vendit

Gazetarja Sonila Meço përmes një postimi në facebook ka folur rreth gjëndjes shëndetësore të mjekut neurolog Drini Dobi, dhe lajmeve për ndarjen nga jeta të tij.

Gazetarja shprehet se mjeku ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë për një kurim urgjent të specializuar jashtë vendit. Lajmet për ndarjen nga jeta të tij janë të rreme thekson Meço në postimin e saj në facebook.

Në emër të familjes së mjekut të njohur neurolog Drini Dobi, mik i dashur prej shumë vitesh, ju bëj ne dije se gjendja e tij është rënduar, porse çdo lajm tjetër i dalë së fundmi në media mbi shuarjen e tij është i rremë.

Dr. Drini, që ka shpëtuar aq shumë jetë, që ka sakrifikuar në ditë të vështira si një ndër profesionistët më të mirë e dinjitarë sot ka nevojë për një kurim urgjent të specializuar jashtë vendit.

Kurajo Dr. Drin! Si lumi, që lë pas vorrbullat e shkuara e rrjedh vrrullshëm veç përpara paç forcën të rezistos!

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *