AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha
Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare nga Covid-19 mjeku në Dibër

Një tjetër humbje jetë nga bluzat e bardha për shkak të Covid-19 ka ndodhur në vendin tonë.
Fax News raporton se ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare mjeku nga Dibra Ibrahim Kaziu.
Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër.
Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e Covid-19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ai ndër vite ka dhënë një kontribut shumë të madh si mjek Pneumolog në këtë qytet.
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...