Mjeku dhe pedagogu Roland Xhaxho është shtruar ditën e sotme në Spitalin INfektiv të Tiranës pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Xhaxho mësohet se ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe një nga personat kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit në përballjen me pandeminë e koronavirusit, ndërsa tashmë është një pacient i këtij spitali.
Vetëm pak më parë Isntituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë shëruar 10 persona nga të cilët 3 mjekë.
Nga ana tjetër, gjatë mëngjesit të sotëm, Faxweb.al rapotoi se kishte lënë ambjentet e spitalit Infektiv, mjeku i njohur në pension, por që ishte rikthyer për të shërbyer si vullnetar, Dhimitër Kraja, pasi kishte rezultuar pozitiv.
(F.GJ/FAXWEB.AL)