Faxnews ka siguruar foton e 56 vjeçares, Ervehe Dedej që ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Familjarët e së ndjerës akuzuan mjekët për neglizhencë, ndërsa Spitali i Durrësit u shpreh se gruaja me probleme mendore kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve ka ndërruar jetë në spital.
Vëllai i saj tha se mjekët e e lanë të vdiste se ajo ishte me baltë dhe ndaj edhe nuk i afroheshin.
“Mjekët nuk e prekën me dorë për 3 orë dhe nuk i afroheshin se ishte me baltë. Motra kishte rënë në një kanal në ‘Porto Romano. Kërkoj hetim për mjekët e urgjencës së Durrësit. Mjeku më tha se motrën se shpëtonte dot as Zoti. Nëna ime u lutej mjekëve që t’i shpëtonin vajzën”, tha ai.
(J.D/Faxweb.al)